|
||||||||||||
|
||||||||||||
Kriza e burkave në Filadelfia
nga Daniel Pipes http://www.danielpipes.org/12587/kriza-burkave-filadelfia Translation of the original text: Philadelphia's Burqa Crisis Filadelfia, qyteti ku banoj, ngadalë e pa bujë po bëhet kryeqyteti i botës perëndimore përsa i përket shfrytëzimit të veshjeve femërore islamike si aksesorë krimi.
Sipas llogarisë sime, në gjashtë vitet e fundit, rajoni i Filadelfias ka qënë dëshmitar i 14 grabitjeve (apo tentativave për grabitje) të institucioneve financiare ku hajdutët kanë shfrytëzuar mbulojat islamike që fshehin krejt trupin. Këto grabitje kanë ndodhur në janar 2007, qershor 2007, maj 2008, nëntor 2009, tetor 2010 (dy), shkurt 2011, qershor 2011, dhjetor 2011, janar 2012, mars 2012 (dy) dhe prill 2012 (dy). Sulmi më i dhunshëm ka ndodhur më 3 mars, 2008, kur u vra rreshteri i policisë Stephen Liczbinski me një armë të tipit AK-47 gjatë një shkëmbimi zjarri që pasoi një grabitje të sukseshme ku ishin përdorur burkat; policia atëherë vrau njërin prej kriminelëve. Siç e vë në dukje David J. Rusin i Forumit për Lindjen e Mesme në analizën që i bën krimeve në Filadelfia ku janë përdorur burkat, kjo veshje musulmane ofron dy avantazhe të mëdha në krahasim me llojet e tjera të maskimit: së pari, shumë gra të mbuluara nga koka tek këmbët ecin rrugëve pa patur ndonjë qëllim kriminal, duke u ofruar kështu pa dashje hajdutëve mundësinë për t'u fshehur mes tyre; sa më të shumta rastet e mbulimeve nga koka tek këmbët aq më të mëdha gjasat që ato ta bëjnë më të lehtë veprimtarinë kriminale. Së dyti, ndjesia e veçimit dhe e të pazakontës që ngjallin këto veshje i siguron atyre që i veshin, përfshirë këtu dhe kriminelëve, një shkallë të lartë mbrojtjeje. Ashtu siç ka ndodhur dhe në raste të tjera (si tri blerje pijesh alkoolike në një dyqan pijesh në shtetin e Torontos nga një djalë 14 vjeçar i veshur me burkë; apo gra musulmane që nuk kontrollohen në aeroportin kanadez), nëpunës e shitës nga frika se mos akuzohen për racizëm apo "islamofobi" anashkalojnë proçedura të vendosura nga shteti, siç është ajo sipas të cilës mbajtësve të nixhabit duhet t'u kërkohet të tregojnë fytyrën dhe identitetin e tyre.
Jo me pasoja fatale, por gjithsesi jo më pak e tmerrshme ishte grabitja dhe përdhunimi i një fëmije 5 vjeçar në Filadelfia. Një grua e veshur me nixhab duke u hequr si nëna e Nailla Robinsonit firmosi për ta marrë këtë të fundit nga Shkolla Fillore "Bryant" për të ngrënë mëngjez bashkë. Hetuesit e çështjes besojnë se ato të dyja përshkruan disa blloqe rrugësh së bashku deri në vendin ku i priste një burrë. Pas kësaj Nailla u zhduk për gati një ditë dhe u gjet nga një kalimtar në mëngjezin e ditës së nesërme në një park duke u dridhur. Javën e kaluar, policia arrestoi Christina Regustersin, 19 vjeç, punonjëse e një kopshti për fëmijë e cila kishte patur kontakt më parë me Nailla-n. Katërmbëdhjetë akuzat kundër saj përfshijnë mes të tjerave rrëmbim, përdhunim, sulm i rëndë, vënie në rrezik e jetës së një personi për shkak të pakujdesisë së plotë si dhe bashkëpunim në krim.
Kjo analizë e krizës në Filadelfia na shtyn të reflektojmë për disa gjëra: Së pari, thuajse çdo qytet në Perëndim në çdo kohë mund të përballet me problemet e Filadelfias. Së dyti, kjo është një çështje që duhet marrë shumë seriozisht, sepse kemi të bëjmë me grabitje me dhunë, përdhunime dhe vrasje. Së treti, kriminelët gjithnjë e më shumë po shfrytëzojnë përhapjen në masë të veshjeve islamike që mbulojnë gjithë trupin. Së katërti, ata që janë të punësuar në shtet duhet ta mposhtin ndrojtjen dhe të zbatojnë proçedurat e zakonshme edhe tek ata që janë të mbuluar nga koka tek këmbët, madje dhe në dyqane pijesh, aeroporte dhe shkolla fillore. Së fundi ky problem e ka një zgjidhje mëse të qartë: ndaloni nixhabin dhe burkën në vendet publike, ashtu siç kanë bërë kohët e fundit qeveritë e Francës dhe të Belgjikës. Related Topics: Muslims in the United States, Sex and gender relations receive the latest by email: subscribe to daniel pipes' free mailing list This text may be reposted or forwarded so long as it is presented as an integral whole with complete and accurate information provided about its author, date, place of publication, and original URL. |
Latest Articles ADVERTISEMENTS
Most Mailed |
|||||||||||
|
All materials written by Daniel Pipes on this site © 1968-2013 Daniel Pipes. Email: daniel.pipes@gmail.com You can help support Daniel Pipes' work by making a tax-deductible donation to the Middle East Forum. Daniel J. Pipes |
||||||||||||