|
||||||||||||
|
||||||||||||
Troç për Turqinë
nga Daniel Pipes http://www.danielpipes.org/12410/troc-per-turqine Translation of the original text: Talking Turkey Menuja e ushqimeve gjatë fluturimit tim me Turkish Airlines në fillim të këtij muaji, i siguronte pasagjerët se ushqimet e përzgjedhura në të "nuk kishin përmbajtje derri". Menuja ofronte gjithashtu një gamë të pasur pijesh alkoolike ku përfshihej shampanjë, uiski, xhin, vodkë, raki, verë, birrë, liker dhe konjak. Çudia e zbatimit dhe njëkohësisht injorimit të ligjit islamik, Shari'a, simbolizon rolin publik sa unik aq edhe kompleks të Islamit në Turqinë e ditëve tona, sikurse edhe sfidën në përpjekjen për të kuptuar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (e njohur me formën e shkurtuar në turqisht, AKP) e cila ka mbizotëruar që prej vitit 2002 në qeverinë kombëtare të vendit. Diskutimet politike lidhur me Turqinë kanë prirjen të ndalen në atë nëse AKP-ja eshtë apo jo islamiste. Në 2007-n për shembull, ngrita pyetjen: "cilat janë qëllimet e udhëheqjes së AKP-së? A ka ruajtur një program sekret islamist dhe thjesht ka mësuar të maskojë qëllimet e saj islamiste? Apo vërtet ka hequr dorë nga ato qëllime dhe ka pranuar sekularizmin?" Gjatë diskutimeve të fundit në Stamboll, mësova se shumë turq pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme kanë rënë në një pikë, lidhur me kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan: ata nuk shqetësohen edhe aq nga aspiratat e tij islamiste sesa nga prirjet e tij nacionaliste dhe diktatoriale. Zbatimi i plotë i Sharia-s, thonë ata, nuk është praktikisht i realizueshëm, në Turqi, për shkak të natyrës demokratike dhe laike të vendit, e cila e dallon nga vendet e tjera me shumicë musulmane (me përjashtim të Shqipërisë, Kosovës dhe Kirgizisë). Duke e njohur këtë realitet, AKP-ja shfrytëzon mbështetjen gjithnjë e më të gjerë elektorale, duke e detyruar me të butë popullatën thjesht për t'u bërë më të virtytshëm, tradicionalë, të devotshëm, besimtarë, konservatorë, dhe të moralshëm. Kështu, ajo nxit agjërimin gjatë Ramazanit dhe thjeshtësinë femërore, shkurajon konsumin e pijeve alkoolike, u përpoq të shpallte si krim tradhëtinë bashkëshortore, hodhi në gjyq një artist anti-islamist, rriti numrin e shkollave fetare, shtoi Islamin në programin arsimor të shkollave publike dhe futi pyetje mbi islamin në provimet e pranimit në universitet. Nëse do ta shpjegosh situatën në vend me atë në Turkish Airlines: mishi i derrit eshtë zhdukur tashmë dhe është çështje kohe që të zhduket edhe alkooli.
Qëllimi nuk është ligji islamik, por praktika islamike, më thanë bashkëbiseduesit e mi. Prerja e duarve, burkat, skllavëria dhe xhihadi janë jashtë loje, e akoma më pak, pas rritjes ekonomike të dhjetëvjeçarit të fundit, e cila fuqizoi një shtresë të mesme besimtarësh, të orientuar drejt Islamit, por jo atij të tipit saudit. Një udhëheqës i opozitës vuri në dukje se pesë rajone të Stambollit "ngjajnë me Afganistanin," por ato nuk përfaqësojnë shumicën. Dëgjova se AKP-ja kërkon të anullojë natyrën antifetare të shtetit të Ataturkut, por pa e shembur këtë shtet, duke ëndërruar më shumë krijimin e një rendi post-Ataturk sesa të një rendi anti-Ataturk. Për shembull, kërkon të ushtrojë kontroll mbi sistemin ligjor ekzistues e jo të krijojë një sistem ligjor islamik. Madje, opinionisti Mustafa Akyol mendon se AKP-ja nuk po përpiqet t'i japë fund sekularizmit, por "argumenton në favor të një interpretimi më liberal të sekularizmit". AKP-ja, thonë, po imiton shtetin otoman 623 vjeçar, të cilit Ataturku i dha fund në 1922-shin, duke admiruar si orientimin islamik të tij ashtu dhe pushtetin që kishte mbi Ballkanin dhe Lindjen e Mesme.
Ky orientim neo-otoman vihet re në aspiratën e kryeministrit për të shërbyer në mënyrë jozyrtare si kalif, në zhvendosjen e vëmendjes nga Europa në Lindjen e Mesme (ku papritur gëzon statusin e heroit mes arabëve të thjeshtë) dhe shtyrjen që u bën vendeve të tjera musulmane, sidomos Egjiptit për të kopjuar formulën politike dhe ekonomike të AKP-së. (Gjatë një vizite në Egjipt, Erdogani argumentoi me forcë në favor të sekularizmit duke ngjallur habi dhe turbullim në radhët e Vëllazërisë Muslimane dhe e sheh shtrembër faktin që Mohamed Morsi po ia ushqen me dhunë Sharia-n egjiptianëve.) Përveç kësaj, Ankaraja ndihmon regjimin Iranian që të shmangë sanksionet, sponsorizon opozitën sunite kundër Bashar al-Assad-it të Sirisë, nisi një sherr të zhurmshëm e të panevojshëm me Izraelin, kërcënoi Qipron lidhur me zbulimet e vendburimeve nënujore të gazit dhe madje ndërhyri në procesin gjyqësor të një udhëheqësi islamist nga Bangladeshi.
Pasi arriti t'ua punojë atij që njihet në Turqi si "shteti i thellë" (një lloj shteti brenda shtetit), veçanërisht trupave të oficerëve ushtarakë, në mesin e vitit 2011, AKP-ja filloi të bëhet gjithnjë e më shumë autoritariane aq sa turqit tashmë i druhen më shumë diktaturës sesa islamizimit. Ata shohin sesi Erdogani, "i dehur nga pushteti", po burgos kundërshtarët e tij duke u nisur nga teori konspirative dhe përgjime bisedash telefonike, po sajon proçese gjyqësore të montuara, kërcënon të ndalojë një serial televiziv (soap opera) ngjarjet e të cilës zhvillohen në një periudhë të caktuar historike, kërkon t'i imponojë vendit shijet e tij personale, inkurajon antisemitizmin, mban nën fre kritikën politike, justifikon masat e dhunshme kunder studentëve që protestojnë kundër tij, manipulon kompanitë e medias, ushtron presion mbi pushtetin gjyqësor, dhe sulmon dhunshëm konceptin e ndarjes së pushteteve. Opinionisti Burak Bekdil tallet me të duke e quajtur "kryeinxhinieri social i zgjedhur nga Turqia". Nga një prizëm më i zymtë, disa të tjerë e shohin si Putinin e Turqisë, një semi-demokrat arrogant që nuk e lëshon pushtetin për dekada me radhë. I çliruar nga mbikqyrja ushtarake vetëm nga mesi i vitit 2011, e shoh të mundshme që Erdogani të fitojë aq pushtet diktatorial sa t'i mjaftojë atij (apo një pasuesi të tij) për të realizuar ëndrrën për të ligjëruar plotësisht Sharia-n.
Shtesë në 26 dhjetorit 2012: Disa fakte të tjera lidhur me kompaninë e fluturimeve Turkish Airlines (shkurt: THY)
Related Topics: Turkey and Turks receive the latest by email: subscribe to daniel pipes' free mailing list This text may be reposted or forwarded so long as it is presented as an integral whole with complete and accurate information provided about its author, date, place of publication, and original URL. |
ADVERTISEMENTS
Most Mailed |
|||||||||||
|
All materials written by Daniel Pipes on this site © 1968-2013 Daniel Pipes. Email: daniel.pipes@gmail.com You can help support Daniel Pipes' work by making a tax-deductible donation to the Middle East Forum. Daniel J. Pipes |
||||||||||||